Postoni Pune

Cfare mesoni nga puna qe nuk pelqeni?

cfare mesoni nga puna qe urreni

Ne enderrojme te kemi punen prefekte.  Ate pune ku te fitojme nje mal me para, te punojme me njerez te mrekullueshem qe duam dhe te kemi liri pa limit. Gjithsesi nuk mund te jetojme ne endrra.
Jemi ne je bote ku zgjohemi me nje rutine te besdisshme. Ndoshta e quajme te besdisshme nga monotonia e punes. Ju jeni në një botë ku shumica e punëve janë modeluar për të bërë para dhe jo lumturi. Ju e dini, thellë brenda vetes, që nëse hiqni dorë, mund të jetë mundësia më e mirë, por faturat tuaja nuk do të paguhen vetë.

Pra, çfarë mund të bëni? Çfarë mund të bëni?
Shikojeni punën tuaj në këtë mënyrë. Nëse ju keni qëndruar për një kohë të gjatë në punën tuaj ju i keni mësuar disa hile të saj, dhe edhe nëse nuk e pëlqeni atë keni marrë mësime të vlefshme.

Ja 3 mesimet qe nxirrni nga puna qe urreni

Ju jeni më i fortë nga sa mendoni

Çdo ditë, pa pushim përballeni me shumë gjëra. Ju përballeni me kolegë që flasin, që shtypin tastierën me zhurmë ose e përplasin atë gjithë nerva. Përballeni edhe me shefin që ju bën të ndiheni sikur kurrë nuk jeni i mirë mjaftueshëm. Gjithashtu përballeni me detyra që mund tju bëjnë të qëndroni gjithë natën zgjuar për ti përfunduar ato. Cfare tregon tavolina e punes per personalitetin tuaj.
Përsëri ndodheni po në atë punë. Jeni përsëri gjallë, duke u përpjekur, dhe shpresoni që ditvn e ardhshme diçka do të ndryshojë.

Ju mësoni ta shikoni goten gjysem plot

Kur ju detyroheni të përballeni me negativitetin çdo ditë, ju keni 2 zgjedhje. Ose do të zhdukni çdo gjurmë humaniteti brenda jush, ose do ta nxirrni atë më në pah.
Në vend që të mërziteni me kolegët tuaj, merreni këtë si një mësim për të përballuar njerëz të vështirë. Por mos krahasoni  nivelet e performances së padrejtë, perkundrazi  ju festoni edhe fitoret më të vogla. Në vend që të reflektoni për atë që keni qenë, fokusohuni në atë që mund të jeni. Menyra per te rritur angazhimin ne pune.

Ju mesoni te merrni vendime te veshtira

Nëse ka diçka që të gjitha problemet e kanë njëlloj është që ato kanë në rrënjë frikën. Ju nuk dëshironi të vlerësoni sjelljen e shefit tuaj, sepse ju keni frikë se do ti bëni gjërat më keq. Nëse nuk dëshironi të shkoni në fund të listës gjatë vlerësimeve të performancës, ju nuk do të flisni për problemet që keni. Ju nuk dëshironi të hiqni dorë nga puna juaj sepse keni frike se nuk do të keni alternativa të tjera.
Në vend të kësaj ju duhet të bëni diçka. Personaliteti i keq ne biznes.

Ju mund të mos i bëni gjërat më mirë në vendin tuaj të punës, por ju përsëri mund ta bëni veten më të mirë. Flisni për njerëzit tek të cilët keni besim për situatën tuaj, pyesni për këshilla dhe vendosni për veten çfarë dëshironi të bëni më pas. Nëse nuk keni çfarë të bëni më shumë, është mire të ecni përpara. Ju mund të qëndroni dhe të duroni derisa të gjeni një punë më të mirë, ose mund të hiqni dorë dhe të krijoni kompaninë tuaj ku mund të vendosni rregullat tuaja, dhe të bëni sa më mirë profesionin tuaj. Por mund te mesoni dhe nga gabimet, ti ktheni ato ne avantazh.

Me pak fjale

Ndoshta ku lexuat keto mesime duken te pamundura. Duken keshtu pasi ne nje pune ku ju nuk ikni me deshire dhe nuk jeni te motivuar, nuk jeni as produktiv ne te. Ne cdo vend pune ka faktore te cilet na stresojne dhe merzisin. Besojme se duhet te shikoni punen tuaj ne nje kendveshtrim tjeter me pozitiv. Kjo eshte zgjidhja ideale per ju dhe produktivitetin tuaj ne pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *